Rihanna nuk e ka aspak problem të zbulojë barkun e rrumbullakosur dhe as të shfaqet me të brendshme në një sfilatë mode, por nuk i pëlëqen aspak ta pyesin për gjininë e fëmijës. Dikush pati guximin ta bënte dhe reagimi që mori nuk ishte ai që mund të kishte pritur.
Sipas Tim Blanks, autor dhe kryeredaktor i Business of Fashion, dikush e pyeti Rihannën, “Djalë apo vajzë?” duke iu referuar gjinisë së fëmijës që ajo dhe A$AP Rocky presin.
“Kjo ishte pyetja e gabuar për t’ia bërë Rihanna-s ndërkohë që mikrofonat e botës së modës po përgjonin mbi kokat tona,” shkroi Blanks në Instagram krahas një fotoje të reagimit të Rihannës.
Fytyra e saj flet vetë:
Sigurisht që askush nuk do të donte të ishte në vendin e atij që bëri pyetjen!
Të pranishmit e Javës së Modës në Paris patën vërtet guxim, sepse kur Rihanna mbërriti në sfilatën e Dior, disa njerëz nga turma bërtitën: “Je vonë!” Ndërsa ajo ua ktheu me të njëjtën monedhë, me një “No shit”!