Një çift nga Amerika kishte planifikuar të kishte vetëm disa fëmijë, por ata nuk e dinin se “disa” do të kthehej më vonë në numrin dhjetë.
Cassanda, 32 vjeç, dhe Jacob Morrise, 35 vjeç, nga Juta, SHBA, duke qeshur kujtojnë se kur ishin të rinj mendonin të kishin vetëm dy fëmijë. Por kur arritën të kishin nëntë fëmijë, kuptuan se familja e tyre nuk do të ishte e plotë, nëse nuk do të lindte fëmija i tyre i dhjetë në korrik të vitit të kaluar. Çifti ka lindur 9 djem dhe 1 vajzë.
Jacob është sipërmarrës dhe ka një biznes që shet mobilje për shtëpi, ndërsa Cassanda është shtëpiake, e cila kujdeset për fëmijët.
“Në fund të ditës ne jemi thjesht disa prindër normalë me dhjetë fëmijë. Po, fakti që kemi dhjetë na bën më pak normal, por ne i duam secilin prej tyre njëlloj. Disa njerëz na thonë që jemi të papërgjegjshëm pse kemi bërë ka shumë fëmijë, por nuk i dëgjojmë komentet,” shprehet Jacob.
Rritja e Steven 10 vjeç, Christopher nëntë vjeç, binjakët William dhe Ryan shtatë vjeç, binjakët Spencer dhe Max pesë vjeç, Thomas katër vjeç, Henry tre vjeç, Lily një vjeç dhe Peter gjashtë muajsh, kanë bërë që Cassanda të ketë një përvojë të madhe në rritjen e fëmijëve dhe kështu është e aftë për t’i dhënë këshilla të mira prindërve të tjerë.
“Të jesh pjesë e një familje kaq të madhe është në të vërtetë një përgatitje e mirë për fëmijët, pasi ata duhet të mësojnë se si të jenë më tolerantë. Në fakt fëmijët tanë janë shumë të sjellshëm dhe të mirë,” thotë Cassanda.
Ajo ka një blog dhe ofron këshilla për prindërit e tjerë dhe nëpërmjet blogut mund të ruajë të gjitha kujtimet.
Jacob dhe Cassanda u takuan në universitetin Brigham Young në Idaho në janar të 2008. Ata u lidhën në gusht të të njëjtit vit dhe kaq shumë fëmijë nuk ishin në planin e tyre fillestar.
“Cassanda kishte 7 motra dhe unë 5 vëllezër, ne vinim nga familje të mëdha gjithashtu,” tha Jakobi.