Një ndër perlat e inxhinierisë së avionëve, avioni më i madh i të gjitha kohërave “Antonov An-225”; u shkatërrua nga aviacioni rus.
Lajmin e ka deklaruar ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.
Avioni u projektua dhe u ndërtua gjatë viteve të fundit të Bashkimit Sovjetik. Është aq i gjatë sa edhe fluturimi i parë i vëllezërve Wright.
Ai u ndërtua për të transportuar anije kozmike, por në vitet e fundit shumë rrallë është ngritur në qiell.
Kuleba ka shkruar në Twitter “Ky ishte aeroplani më i gjatë. Rusia mund të ketë shkatërruar “Mriyan” tonë, por nuk do të jenë në gjendje kurrë t’i shkatërrojnë ëndrrat për shtetin tonë të fortë, të lirë dhe demokratik”.