Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në Tiranë.
Mbrëmjen e kaluar një grua në Tiranë shihet të ketë hedhur qenin e saj nga kati i gjashtë i pallatit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Freskut pranë Teleferikut.
Fqinjët e saj të tmerruar kanë dokumentuar ngjarjen e rëndë dhe kërkojnë reagimin e Policisë së Shtetit sa më parë të jetë e mundur.
Sipas tyre fatmirësisht qeni është gjallë por ka dëmtime të shumta në trup.
Pritet ndërhyrja e organeve kompetente.