E trishtë! Ndërron jetë në Kenia 22-vjeçarja që u dhunua barbarisht në Tiranë!

Joy Ayoko, e cila ndodhej në koma, nuk ia doli të rikuperohet, duke humbur jetën nga dëmtimet e rënda.

Ka qenë nëna e Joy-t e cila e ka dhënë lajmin e trishtë duke njoftuar se vajza e saj vdiq mëngjesin e sotëm në spitalin Kenniata në Kenia. Mamaja e Joy-t premtoi se do të kërkojë drejtësi për vajzën e saj edhe sikur të jetë gjëja e fundit që bën.




“Do bëj të pamundurën që të vendoset drejtësi për vajzën time. Nëse kjo drejtësi do të marrë frymën time të fundit atëherë jam gati,”-u shpreh mamaja e të ndjerës.

Që prej 14 gushtit të vitit 2022 vajza nga Kenia ndodhej e shtruar në spitalin e Traumës, pasi u dhunua brutalisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në kryeqytet.

Muajin që lamë pas, e ndjera u transferua në vendin e saj pasi kërkonte kujdes të specializuar neurologjik, që nuk ishte i disponueshëm në Shqipëri.

Njoftimi i parë nga policia e Tiranës u bë vetëm pas tre muajsh, me datë 9 nëntor 2022. Edhe pse kanë kaluar mbi pesë muaj nga ngjarja e rëndë dhe prokuroria po heton, akoma nuk ka asnjë person të arrestuar apo të dyshur mbi ngjarjen në fjalë.

Joy Ayoko kishte ardhur në Shqipëri për të punuar në një kazino.

Author: morevesh