E trishtë! ‘Lagjia më jep nga një pjatë ushqim’! E moshuara jeton e vetme pa pension social e burim të ardhurash

Emisioni investigativ “Stop” ka shkuar në zonën e Kombinatit në shtëpinë e zonjës Hirije Mehmeti. Ajo tregon se ka aplikuar për pension social dhe prej Korrikut nuk ka asnjë përgjigje. Hirija jeton e vetme dhe nuk ka asnjë të ardhur.




Denoncuesja: Jam një nënë 70-vjeçare. Kam aplikuar për pension social që në muajin Korrik. Emri më ka dalë tek posta, por Lekët nuk janë futur. Më kanë kthyer çdolloj përgjigjeje, të gjitha dokumentet i kam bërë, por akoma nuk ma kanë dhënë. Edhe ndihmën ekonomike ma kanë hequr. Me çfarë jetoj? Lagjia më jep nga një pjatë nëna. Kujt i do qejfi me më dhënë. Vritem me hekura, me gjëra. Nuk kam nga të ia mbaj. Punoj pupa. Ja, kushtet e mia ku jeton nëna. Më rrjedh komplet shtëpia. Po nuk më takoj, mos të ma japin, por të më thonë që unë të mos sorollatem e të mundohem. Ju lutem shumë më ndihmoni!

“Stop” u interesua pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë dhe u tha se dosja e zonjës Hirije ishte në proçes verfikimi dhe këtë javë i kaloi.

Denoncuesja: Ju falenderon shumë nëna nga zemra. Zoti ju ndihmoftë dhe paç të mirat e botës. Të mos kisha ardhur tek ju, akoma nuk e kisha marrë.

Author: morevesh