Thuhet se të harruarit shpeshherë, është lidhur me mungesë inteligjencën, sipas praktikës së përditshme.
Megjithatë një studim i kryer nga Universiteti i Torontos në Kanada, pretendon të kundërtën.
Sipas tyre, memoria e fortë është një aset i mbivlerësuar, teksa harresa mund të jetë një përfitim inteligjence, transmeton lajmi.net.
“Është e rëndësishme për trurin që të harrojë dhe në vend të kësaj, të fokusohet në vendime të rëndësishme”, deklaroi profesori Blake Richland, kryesuesi i hulumtimit.
Profesori Richards dhe Paul Frankland propozuan që memorja të shfrytëzohet për ruajtur informacione të vlefshme dhe duke lënë gjërat e tjera të parëndësishme të kalojnë në harresë.
Ata thonë se ky aspekt i harresës është ndoshta një ndihmë për ne më shumë se një pengesë.