E kemi parë shpeshherë të përlotet në “Përputhen”, ka treguar se ka punuar pastruese për të siguruar jetesën, dhuroi flokët e saj për një vajzë me kancer, por askush nuk e dinte historinë e Anës.
Asgjë nuk ka qenë e thjeshtë në jetë për Anën dhe lotët e saj tregojnë shumë. Konkurrentja në fillim të emisionit është shprehur se kur të vijë koha do ta tregojë edhe ajo historinë e jetës e që me të vërtet është e trishtë.
“Kryefjala.com” ka zbuluar se Ana është rritur në jetimore së bashku me vëllezërit e saj. Babai i Anës ka humbur jetën kur ajo ishte fëmijë. Burime pranë Anës kanë treguar për Kryefjala.com se nëna i ka dërguar në jetimore Anën dhe vëllezërit e saj.
Ana është rritur me 4 vëllezërit e saj në jetimore dhe jeta për ta nuk ka qenë aspak e thjeshtë. Kjo është edhe arsyeja që Ana përmend vetëm vëllezërit e saj dhe asnjëherë familjarët.