Një spital fëmijësh u bombardua në qytetin e Mariupolit. Ai u shkatërrua plotësisht nga bombardimet ruse.
Lajmi është konfirmuar nga këshillit i qytetit ukrainas.
“Forcat pushtuese ruse kanë hedhur disa bomba në spitalin e fëmijëve. Shkatërrimi është kolosal,”-thuehj në deklaratë.
Nuk dihet menjëherë nëse ka pasur viktima. Mariupoli është i rrethuar nga trupat ruse dhe prej ditësh ka qenë vendi i bombardimeve të forta. Kjo ka lënë mijëra njerëz pa ushqim, ujë dhe energji elektrike.
Kryqi i Kuq e ka përshkruar situatën si “apokaliptike”, ndërsa nënkryetari i bashkisë pretendon se 1200 njerëz janë vrarë në qytet. Disa përpjekje për të evakuuar civilët nga Mariupol kanë dështuar ditët e fundit. Nuk ka asnjë provë që dikush mund të largohej gjatë një armëpushimi të rënë dakord sot.