Ngjarja ndodhi në ndeshjen e Sivasporit me Fiorentinën, pak pas golit të katërt të skuadrës italiane në të 89-ën me Castrovilin.
Një tifoz i skuadrës turke ka pushtuar fushën e lojës dhe ka goditur me grusht mesfushorin e “violës” Alessandro Bianco gjatë festimeve të lojtarëve të Fiorentinës!
Siç tha më pas trajneri italian Vincenzo Italiano, Bianco ka thyer hundën, duke theksuar se ishte një fenomen tmerrësisht i turpshëm, në një ndeshje europiane. “Grushti që mori Bianco është një turp, as që e priste, i është thyer hunda. Ishte si një atmosferë feste, me një stadium kaq të mbushur që inkurajoi lojtarët e tyre, por ky gjest prishi gjithçka”,- tha Italiano.
Më pas edhe trajneri i Sivasporit, Kalibai, i kërkoi falje Biancos: “Na vjen keq për episodin që ndodhi, nuk kishte ndodhur kurrë në historinë e Sivasporit”.