Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Kamëz ku një person ka goditur me thikë nënën e tij.
Bëhet fjalë për shtetasin Ajet Lleshi Sina nga Burreli, i cili i ka shkaktuar plagë me thikë nënës së tij Sofie Sina.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 07.03.2022, në Institut Bujqësor, shtetasi Ajet Lleshi Sina, banues në Burrel, ka goditur me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen Sofie Sina, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.