Një deklaratë e këngëtarit Sinan Vllasaliu kundrejt reperëve, Mozzik dhe Don Xhon, u bë virale në rrjetet sociale.
Artisti i mirënjohur i skenës kosovare, në një intervistë të dhënë së fundmi theksoi se tekstet e këtyre artistëve janë ‘turpi i botës’.
Një replikë apo kundërpërgjigje e ka bërë edhe Gramoz Aliu (emri i vërtet i Mozzik), i cili thekson se do ta ftojë Vllasaliun kur të bëjë synet djalin e tij.
“Faleminderit Axha Sinan. Besën e Zotit e ke që m’fal Zoti djalë, n’syneti t’tij ti ki me qenë këngëtari”, tha Mozzik.
Ndërkohë që Don Xhon, emri tjetër i përmendur nga Vllasaliu ende nuk ka reaguar në lidhje me etiketimin si ‘turpi i botës’.
Qoftë Mozzik, qoftë Don Xhoni janë dy prej emrave më të kërkuar në treg, duke dhënë dhjetra koncerte për fansat e tyre, e padyshim duke korrur mijëra euo.