Nuk ka moment të keq për personat e këtyre shenjave, këmbëngulin që t’i japin gëzim çdo lloj ambienti, duke e bërë çdo vend më dëfryes.
Të lindurit nën këtë shenjë duket se kanë lindur pa stres, personaliteti i tyre është ‘funny’ nga natyra dhe nuk sforcohen ta mbajnë. Nuk kanë vështirësi për të manovruar edhe në hapësirat më të sikletshme, madje krijojnë miqësi me njerëz të çdo tipi.
Me një kapacitet për t’i bërë të gjithë të qeshin, mënyra aspak komplekse se si e shohin botën, provokon lehtësi, naivitet, eufori të këndshme. Të jesh me një Binjak në një dhomë, me siguri do të qeshësh. Janë njerëz me shumë miq, që mund të hyjnë e dalin nga çdo ambient. Kush ka miq të kësaj shenje e di mirë çfarë është argëtimi!
Luanët të bëjnë për të qeshur me talentin e tyre për të qenë argëtues, por edhe qëllimisht. Kjo është një nga shumë mënyrat e tyre për të tërhequr vëmendjen e atyre që kanë përreth. Rrjedhshmëria e kësaj forme ndërveprimi vjen pikërisht sepse të lindurit nën këtë shenjë nuk janë të ndrojtur dhe nuk e njohin ndjenjën e turpit, duan vetëm të shkëlqejnë, të jenë në një farë mënyre yje. Në një mënyrë të këndshme, të gjithë zbaviten shumë me ta, veçanërisht miqtë.
Virgjëreshat kanë një sens humori inteligjent, plot zgjuarsi dhe intuitë. Jo të gjithë e kuptojnë se për çfarë po lfasin, veçanërisht kur përqafojnë ironinë dhe sarkazmin, por janë njerëz që sjellin dhe humorin si një ‘shfryrje’ për gjërat e çuditshme që ndodhin përreth dhe projeksionet e tyre.
Janë njerëz që i shkojnë gjësë drejt e në thelb, dinë shumë mirë të anlizojnë një kontekst dhe të thurin kritika të ashpra, por edhe me natyrë pozitive me raste. Shumë fyhen nga Virgjëreshat, por ato thjesht vëzhgojnë duke u distancuar nga situata deri në atë pikë sa e shohin të kthehet në shaka.