Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Kosovë.
Një punonjës policie ka humbur jetën në moshë fare të re.
Efektivi i policisë F.M dyshohet se qëlloi aksidentalisht me armë zjarri kolegun e tij, Lirim Haxhollin, i cili u dërgua në Emergjencën e QKUK-së, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai fatkeqësisht nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Pas vdekjes së tij kanë reaguar familjarët të cilët kanë bërë të ditur se varrimi do të bëhet në varrezat e kryeqytetit në Dragodan.
Ndërkohë, motra e Haxhollit ka shkruar një postim prekës në profilin e saj në “Facebook“:
“Me pikëllim lajmërojmë miqtë dhe dashamirët që në moshën 27-vjeçare, pas një incidenti tragjik, ndërroi jetë më i dashuri dhe më i shtrenjti jonë Lirim Idriz Haxholli!
O shpirti jem, o drita e syve te mi ma këpute shpirtin. Pusho në paqe!”, thuhet në postimin e saj.