“Pse nuk je martuar akoma?” është një prej pyetjeve më të sikletshme, me të cilën Anxhela Peristeri tashmë është mësuar sa herë është e ftuar në programe televizive.
Edhe sonte, nga “Piter Pani” nuk e anashkaloi dot nga fëmijët. Këngëtarja korçare, e cila vetëm pak ditë më parë ka festuar 35-vjetorin e lindjes, gjithmonë ka zgjedhur të mos e ndajë me publikun jetën e saj personale, por sonte zgjodhi që të japë një përgjigje ndryshe për të njëjtën pyetje.
Kështu, kureshtjes së fëmijëve “Pse nuk je martuar akoma, sepse je e madhe?”, Anxhela iu përgjigj se mund ta bëjë këtë, pasi të këndojë edhe në Eurosong: “Unë e di që jam kaq e madhe dhe e di që nuk jam martuar akoma, por them të bëj njëherë këtë Eurovizionin, të shkoj njëherë atje dhe pastaj të martohem”, – tha ajo me të qeshur si për t’i bërë bisht edhe këtë herë.
Ndërsa pyetjen e Alketës nëse e ka gjetur dashurinë e jetës, Anxhela preferoi ta shmangë: “Nëse nuk e kam gjetur, do ta gjej”.
Këngëtarja theksoi edhe një herë se jetën private dëshiron që ta mbajë për vete, sepse, sipas saj, ku i dihet si shkojnë gjërat deri në fund: “Ku i dihet, ku i dihet ç’ndodh dhe ndërrohet…”