Sikundër “DurrësLajm” e bëri me dije pak më parë, protesta e durrsakëve nga pallati i sportit u zhvendos në kryqëzimin pranë bar-kafe “Sofia” në bulevardin “Dyrrah”.
Pak minuta pas mbërritjes së tyre aty, disa efektivë nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kanë filluar të marrin masa për shpërndarjen.
Burime nga vendngjarja na bëjnë me dije, se blutë e Durrësit po fotografojnë targat e automjeteve me qëllim vënien e gjobave, pasi qytetarët paralizuan qarkullimin për disa minuta.