Bora Zemani duket mjaft e qetë përgjithësisht, por ka një pikë ku askush nuk duron që të preket: femijët!
Moderatorja, që së fundi është përfolur së tepërmi në mediat rozë, sidomos pas historisë së dashurisë me aktorin Donald Veshaj, u nxeh keq me ndjekësit.
Çështja ka të bëjë me hapjen e një profilimi të rremë në “Instagram” në emër të djalit të saj Arborit.
“Ky nuk eshte insta i Arbori! Ju lutem beni report!!! Nuk mundet dikush te hapi nje faqe femije dhe aq me teper te flasi ne emer te tij! E turpshme!!, ka shkruar Bora.