Një viç në një fermë të Uellsit të Veriut lindi me një sy të tretë në mes të ballit.
Pavarësisht nga syri anormal shtesë, zonja Hughes tha se viçi vepron njësoj si të gjithë viçat e tjerë dhe sugjeroi se ishte destinuar për të njëjtin fat.
“Nga jashtë syri shtesë duket mirë”, tha zonja Hughes për NorthWalesLive.
“Ka qepalla dhe qerpikë, dhe gjithashtu është me lagështi, sikur sekretohet ndonjë lloj lubrifikanti”, tha ajo.
Ajo shtoi: “Por është e pamundur të dihet nëse diçka po ndodh pas syve”.
“Të kesh një viç ose ndonjë kafshë me këtë dëmtim është jashtëzakonisht e rrallë”, tha ajo.
“Veterinerët priren të shohin të gjitha llojet e gjërave – qengja ciklopë dhe kafshë të lindura me dy koka – por unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë më parë”, u shpreh ajo.