Në Shqipëri pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Më shumë vranësira priten në pjesën veriore të vendit ku vende-vende priten edhe reshje shiu dhe rrebeshe me vetëtima dhe bubullimë.
Mot kryesisht i thatë, por relativisht i ngrohtë pritet në territorin e Maqedonisë së Veriut, me alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell, ndërsa në Mal të Zi pritet mot i vranët dhe me reshje shiu. Vende-vende priten rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Edhe ditëve të ardhshme do të vazhdojë mot kryesisht i vranët, por edhe me intervale kohore me diell. Edhe pse do të jetë vranët nuk pritet të jetë ftohtë për shkak të rrymimeve ajrore nga jugu. Reshje më të shpeshta shiu priten në veri të Shqipërisë, kurse në Mal të Zi priten reshje mjaft të fuqishme shiu. Në viset tjera reshje të pakta dhe lokale. Të shtunën reshje lokale shiu priten edhe në Kosovë, ndërsa të dielën na pret mot i ngrohtë me vranësira dhe intervale kohore me diell./MeteoBallkan./Shqiperiaime.com.al