Një numër i madh i shtetasve shqiptar të Kosovës po i drejtohen Bujanovës për të marrë vaksinën anti- COVID, raportojnë mediat serbe.
Sipas raportit përgjithësisht shqiptarët që kërkojnë të bëjnë vaksinën janë nga disa komuna të Kosovës, më së shumti nga Gjilani dhe zonat përreth.
Drejtori i Qendrës Shëndetësore aty ka thënë se ky institucion u jep vaksinat anti-COVID qytetarëve të Kosovës, vetëm me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë në Serbi. Në fund të Dhjetorit Serbia mori disa doza të vaksinës anti-COVID dhe i dërgoi në Mitrovicën e Veriut, por pas reagimit të institucioneve të Kosovës ky proçes u ndal.
Inspektoriati i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës të Mërkurën ka bërë kontrolle në qendrën shëndetësore të Shtërpcës, në kërkim të vaksinave ilegale të sjella nga Serbia. Ndërkaq Beogradi ka vendosur që serbët e Kosovës ta marrin vaksinën anti-Covid në Kurshumli, qytet në kufi me Kosovën./shkoder.info