Rigels Rajku dhe Arkimend Lushaj, dy reperat e famshëm shqiptar të njohur gjerësisht si Noizy dhe Stresi kanë bërë gjithmonë zhurmë në rrjet për konfliktet mes tyre.
Diss-et për njëri-tjetrin dhe sulmet nuk kanë munguar as në vargjet e këngëve të tyre.
Por vetëm një javë më parë, reperët kanë habitur ndjekësit kur u shfaqën bashkë ‘LIVE’ në Instagram dhe arritën të kishin mbi 80 mijë shikues.
Tani që armiqësia ka marrë fund dhe presim t’i shohim më shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, Stresi ka bërë një gjest që ndjekësit e kanë pëlqyer.
Ai ka publikuar një Insta-Story teksa dëgjon këngën e Noizyt, “Nuk kan besu”.
Ndërkohë që Noizy gjatë një interviste për Roza Latin tha se Stresin si vëlla e këshillonte të mos merrej shumë me politikë.