Nëna e këtij burri, po mbart në bark foshnjën e tij. Ju mund të mendoni se kjo është një histori shqetësuese inc*esti apo aktiviteti të paligjshëm por në të vërtetë nuk është kështu. Është diçka e pazakontë por mjaft e ëmbël. Ashtu si një nënë ndihmon djalin e saj të nisë një familje me gruan e tij.
Kayla Jones dhe burri i saj Codydonte të krijonte një familje së bashku. Por një komlikacion i Kayla nuk e lejonte këtë gjë. Ajo kishte hyst*erectomy të pjesshme kur ishte vetëm 17-vjeçare dhe kjo nuk e lejoi atë që të ngelej shta*tzënë. Hapi tjetër i çiftit ishte kërkimi i një nëne zëvendësuese për fëmijën e tyre, por pas një kërkimi të gjatë kjo rezultoi e pafrytshme. Nëna e Cody doli vullnetare për ta bërë këtë punë.
“Bashkëshorti im dhe unë u martuam në vitin 2012 dhe vjehrra ime gjithmonë bënte shaka për të qenë nëna surr*ogate,“-shpjegoi Kayla. “Pasi disa opsione tona për nënën zëvendësuese nuk u realizuan atëherë filluan ta merrnim seriozisht vjehrrën.” Pëfundimisht ranë dakord që të ishte nëna e Cody që do të mbante fëmijën, Biologjikisht vajza e ardhur në jetë, është foshnja e tyre pasi vezoret dhe sper*matozoidet e përdorura janë të Cody dhe Kayla. Patty mbajti foshjën në bark dhe djali, Kross Allen Jones erdhi në jetë pas 7 muajsh.