Po ngjan si marrëzi, por është realitet.
Çmimi i një litri naftë sonte ka thyer çdo rekord në kryeqytet.
Kështu, një karburant në zonën e “Kodrës së Priftit” e tregon naftën dhe nënproduktet e saj me një çmim rekord prej 265 lekësh.
Shifra të tilla ka edhe një karburant tjetër në kryeqytet.
Lidhur me këtë situatë çmimesh të paprecedente ka pasur edhe protesta sporadike nga qytetarët, ndërsa shumica e tyre ankohen për çmimet tepër të larta.
Kujtojmë se më herët ditën e sotme kryeministri Rama dhe ministrja Balluku ngritën duart lart për këtë situatë, duke ia vënë fajin luftës dhe duke sugjeruar që të përdoret më pak makina dhe të ecet më shumë në këmbë.