Personazh kryesor, hero kombëtar, objekt nderimi. Cristiano Ronaldo është ky dhe shumë më tepër për Funchalin, kryeqytetin e arqipelagut të Madeira, vendlindjen e portugezit 37-vjeçar.
Mjafton të shohim se çfarë po ndodh me statujën e krijuar në vitin 2014 nga artisti Ricardo Veloza për të kuptuar se deri në çfarë niveli ka arritur mania e tifozëve ndaj kampionit të Manchester United.
Nëse busti në aeroportin e Madeira, vepra e parë kushtuar CR7 në shtëpi, ishte kritikuar në mediat sociale për mungesën e ngjashmërisë me pesë herë “Topin e Artë”, statuja e inauguruar në Funchal po korr sukses të jashtëzakonshëm.
Megjithatë, një alarm i çuditshëm rrethon skulpturën prej bronzi, më shumë se dy metra e lartë dhe peshë rreth 800 kilogramë. Ajo vizitohet vazhdimisht nga turistët që mbërrijnë në qytetin portugez. Në veçanti, zona më e rrezikuar duket penisi i statujës.
Janë të shumtë turistët që duke vizituar Madeira vendosin të ndalojnë te statuja e CR7 për të bërë një “selfie”. Mijëra njerëz e kanë përjetësuar veten në rrjetet sociale duke fërkuar pjesët intime të bustit, të cilat janë holluar me kalimin e kohës.
Një lloj gjesti supersticioz që përfundoi duke e bërë atë zonë me një ngjyrë dukshëm të ndryshme, më të shndritshme se pjesa tjetër e trupit. “Doja vetëm një foto të tij për t’ia dërguar familjes time, – tha me shaka një turist i cituar nga “The Sun”.
– Por sapo hyra në grupin e familjes në WhatsApp të gjithë filluan të qeshin. Ata nuk mund të mos e dallonin zonën e pastruar mirë midis këmbëve të tij”.