Në përfundim të fjalës së tij nga foltorja e mbajtur në Lushnje, panë ish kryeministrit Sali Berisha është afruar një mbështetëse e këtij të fundit.
E moshuara ka përshëndetur dhe përqafuar ish kryeministrin, ndërkohë që në sfond dëgjoheshin demokratët që në kor thoshin fjalët: “O Sali o hero gjithë Shqipëria ty të do”.
Kjo lëvizje e krijuar nga ish kreu historik i PD-së, Sali Berisha erdhi pas dëbimit nga Grupi Parlamentar i PD-së, e tashmë është një luftë e hapur mes këtij të fundit dhe Bashës.
Nga njëra anë Basha është rikthyer me opozitën në Kuvend, nga ana tjetër Berisha ka ndërmarrë një tur nëpër qytete të ndryshme të vendit për të rikthyer parimet bazë të PD-së dhe kundërshtuar aleancën e krijuar Rama-Basha./Shqiperiaime.com.al