E mbani mend “Sarpin”? Nuk do ta njihni dot sa shumë që ka ndryshuar sot ?!

Çataj Ulusoj ka mbetur një nga aktorët e preferuar turk që prej rolit të tij “Sarp” në serialin “I infiltruari”. Që pas këtij seriali karriera e Çataj ka shënuar vetëm ngritje duke marrë pjesë në seriale shumë të suksesshëm e për rolet e tij i është dashur të ndryshojë dhe pamjen.

Aktori 31-vjeçar nuk është më ai djali elegant e sportiv që shihnim dikur. Së fundmi boksieri Atakan Arslan ka postuar një foto ku në të shfaqet dhe Çataj dhe fansat janë habitur me pamjen.

Aktori duket se ka shtuar peshë dhe ka ndryshuar imazhin duke rritur flokët e duke lënë mustaqe. Sigurisht me kaq ndryshim të madh jo të gjithë kanë mundur ta njohin.

Gjatë verës që lamë pas, Sarp e ka parë veten shpesh në titujt rozë edhe për shkak të fotove private nga plazhe të ndryshme nëpër Turqi. Megjithatë, fansat i ka habitur pamja e fundit e aktorit, në foton që ai postoi me rastin e ditëlindjes.

Sarp festoi 30-vjetorin më 23 shtator dhe përmes kësaj fotoje në Instagram, ka falënderuar virtualisht fansat për urimet dhe mbështetjen që i kanë dhënë gjithmonë. Me tortën dhe qirinjtë përpara, Çagatay Ulusoy shkruan:
“Ju jam shumë mirënjohës për kauzën e madhe që keni bërë në emrin tim. Ndërsa fryj qirinjtë, uroj që secili nga ju të jetë i shëndetshëm dhe i lumtur. Faleminderit të gjithëve”.

Author: admin