Duket se hyrjet e reja kanë ndryshuar dinamikat brenda shtëpisë së BBV, teksa Luizi nuk ka kursyer asnjë nga banorët e rikthyer, përveç Kiarës.
Në një bisedë që ishte duke bërë me Ronaldon në oborr, Luizi u ka kujtuar banorëve kur e gjithë shtëpia e bullizonte dhe e quanin provincial.
“A e mbani mend qe më ke bullizuar, gjithë shtëpia në fillim talleshit me mua. Më thoshit provincial. Më linit mënjanë, unë qaja aty vetëm dhe ju nuk e çanit bythën”, tha Luizi drejtuar Ronaldos.
Megjithatë, Luizi i ka premtuar Ronaldos që do t’i japë 5 mijë euro nëse fiton çmimin e madh të BBV.
“Më dëgjo me vëmendje. Në qoftë se unë fitoj Big Brother-in, unë do të të fal ty 5 mijë euro, me gjithë shpirt, si me qen t’u ja fal vëllait tim. Jo se je fukara, jo se je për sevap, por dua me t’i fal me gjithë shpirt.
Unë dua me t’i dhënë për qejf 5 mijë euro, dua me t’i fal. Ai i bën botox, a i bën cigare, a shkon në plazh në verë, mua nuk më intereson, dua me t’i fal 5 mijë euro. Kaq, po e fitova unë.
Dua me i marr lek Kiarës, se Kiara do i mbajë lekët dhe do i them do i tërheq këto 5 mijë euro se do ja fal Ronaldos. 5 mijë euro i ke prej meje po ta fitoj, fukara jam vetë, por po t’i jap për qejf, për të madhin Zot, sepse e di që të duhen.”- i tha Luizi, Ronaldos.