Banori më i ri i shtëpisë, Igli ka rrëfyer për banorët një pjesë shumë të vështirë të jetës së tij.
Aktori ka treguar se nëna e tij ka vuajtur nga kanceri, luftë të cilën ajo e ka bërë krejtësisht e vetme.
“Mamaja ime vuante nga kanceri dhe mua nuk më tha vetëm që të fitoja audicionin”,- tha ai.
Ditën kur mamaja e tij e fitoi këtë betejë të vështirë Igli e konsideron si ditën më të lumtur të jetës së tij.
“Nuk doja t’jua thoja por meqë po flisnim për kujtime të bukura unë nuk mund të them asgjë tjetër që nuk lidhet me familjen time”,-shtoi ai.
Top Channel