Një debat ka ndodhur mbrëmjen e djeshme brenda shtëpisë së Big Brother Vip mes Oltës dhe Kristit.Madje ata kanë debatuar deri duke përdorur fjalë fyese ndaj njëri-tjetrit.
Olta: Sa i shëmtuar je bërë. Kristi: Unë i shëmtuar? Ti je bërë mega e shëmtuar, jo unë. Olta: Ule pak zërin, pse bërtet
Kristi: S’po bërtas, po i them në ton që je bërë shumë e shëmtuar dhe ja thashë dhe atë ditë. Po përfaqëson një anë tënden që e ke, shumë të shëmtuar.Olta: Ul zërin me mua, mos flit me këtë ton!
Mëngjesin e sotëm, Olta Gixhari i ka thënë hapur Kiara Titos se i vjen inat që e çoi në nominim me Bledi Manen. Madje jo vetëm kaq, pasi aktorja i tha asaj se nuk e meriton që të shkojë në finalen e madhe të “Big Brother VIP2”.