Ditën e djeshme babai i Kiarës ka thyer heshtjen dhe ka folur për gjithë urrejtjen që ajo ka marrë nëpër rrjetet sociale.
Ai u shpreh se Kiara ka qarë tre ditë rresht pas daljes nga shtëpia vetëm prej komenteve negative, ndërsa nuk la pa përmendur edhe dy opinionistët.
Ai ka kundërshtuar qëndrimet e tyre duke thënë se ata zgërdhihen(qeshin) dhe nuk e kanë nxjerrë asnjëherë pozitive Kiarën në spektakle të ndryshme.
Përsa i përket kësaj një reagim jo i drejtpërdrejtë ka ardhur nga ana e Zhaklin Lekatarit.
Një prej ndjekësve i ka dërguar videon e të atit në mesazh, ndërsa opinionistja habiti jo pak me përgjigjen e saj.
Ajo dërgoi linkun e shërbimit të psikiatrisë, duke ironizuar kështu komentet e babait të Kiarës, një veprim që po komentohet shumë në rrjet ditën e sotme.