Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora do të jetë pjesë e panelit të jurisë së “The Voice Of Australia” për të zgjedhur talentet e rinj në muzikë.
Rita do të udhëtoj drejt Australisë për të qenë pjesë e jurisë. Në panelin e jurisë do të jenë edhe Keith Urban, Jessica Mauboy dhe anëtari i vitit të shkuar Guy Sebastian.
“Unë e dashuroj The Voice dhe e adhuroj Australinë kështu që ky është një bashkim i krijuar në parajsë. Kam qenë trajnere në Britani dhe e di se sa fuqi ka në bërjen e ëndrrave realitet. Mezi po pres që të gjej superyllin e radhës të Australisë”, është shprehur Rita për “Perth Now”.
Kujtojmë se këngëtarja me origjinë shqiptare, ka eksperincë në këtë fushë, sepse ajo ka qenë pjesë e spektakleve “The Voice” dhe “X Factor” në Britani.