Një bandë prej gjashtë personash është arrestuar në Brazilin jugor.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se ata akuzohen për vjedhjen e kuajve për therje dhe shitjen e mishit në restorante të maskuar si mish viçi.
Një deklaratë nga Ministria Publike e Rio Grande do Sul (MPRS), tha se banda shpërndante më shumë se 800 kilogramë mish kali të fshehur në javë në restorante në rajonin Caxias do Sul.
Po ashtu mësohet se 60% e restoranteve në zonë kishin blerë mish kali nga banda që shisnin mish.
Sipas deklaratës, inspektorët zbuluan gjithashtu forma të tjera të mishit të prishur, duke përfshirë mishin e derrit të kalbur, gjelin e detit dhe ushqimin e mbetur nga institucionet e ushqyerjes së derrave, të përziera brenda hamburgerëve, shkruan CNN.
Gjashtë personat e arrestuar akuzohen gjithashtu se drejtonin një thertore të paligjshme me kushte të këqija higjienike dhe pa autorizim për të përpunuar apo shitur asnjë lloj mishi.
Kujtojmë se një rast i ngjashëm ishte në vitin 2013, ku autoritetet në të gjithë Evropën zbuluan përdorim të gjerë të mishit të kalit në produktet e etiketuara si mish viçi./shqiperiaime.com.al