Luiz Ejlli është kthyer në kundërshtarin më të fortë për Qetsorin, i cili tha se ka për të thyer rekord botëror dhe se ka për ta fituar ai këtë edicion të Big Brother dhe edicionin e ardhshëm.
Ai madje përmendi edhe njëherë faktin që Luizi nuk është lojtar i fortë dhe se ka për të dalë nga Big Brother.
Qetsori i tha Luizit se atij i ka hipur vetja në qejf dhe se kur ndodh kjo gjë, është problem.
Luizi: Provoje edhe njëherë te treshi se në kohë je
Qetsori: Unë do provoj shumë gjëra
Luzi: Mbarë e mirë t’u priftë
Qetsori: Priftin nuk e bën dot me mua
Luizi: Mbarë e mirë t’u priftë thashë
Luizi: Do e shohësh ti si do fitosh, sapo të dalësh në nominim me mua dhe me një tjetër dhe fillon bën valixhet
Qetsori: Akoma të rren mendja se je tip i fortë ëë?
Luizi: Shumë, aq sa nuk ta merr mendje
Qetsori: Ty të ka hyrë vetja në qejf
Luizi: Më ka hyrë dhe po e shijoj
Qetsori: Pyete Kiarën, të ka thënë Kiara kush jamë unë?
Luizi: Kush je ti?! Kush je ti mo? Me pyet Kiarën kush je ti? Po ç’më duhet mua. Mua s’më interesin hiç ti.
Qetsori madje debatoi edhe me Armaldon, duke i thënë atij që kur të debatoi të qëndrojë aty e të mos largohet. Ai i tha Maestros se nuk ka pse ndërpret biseda.