Janë përfshirë në debat e ëma e Sindit dhe e Melisës në “PërPuthen”, ku të dyja i kanë dalë në mbrojtje të bijave, gjatë komenteve për sherret që vajzat kanë patur në studio.
E ndërsa Sindi dhe Melisa u ngritën dhe i përqafuan, në përpjekje për t’i qetësuar, sërish zonjat kanë vijuar debatin, ku e ëma e Melisës tha se e kishte rritur të bijën me edukatë.
Pikërisht kjo fjali irritoi nënën e Sindit, që iu drejtua duke i thënë “të lutem mos u kap te pjesa e edukatës”.
Megjithatë, në fund, e ëma e Melisës tha se vajzat duhet ta harrojnë çfarë ndodhi dhe të mirëkuptohen, ndërsa në po të njëjtin mendim ishte edhe e ëma e Sindit.
Debati:
E ëma e Melisës: Edhe Melisa i ka thënë fjalë të rënda Sindi, e kam rritur vajzën me parime me edukatë
E ëma e Sindit: Po ça janë këto gjëra tani, të lutëm mos kap pjesën e edukatës, se bëre shumë gabim, të mbajmë etikën
Melisa: Ajo më ka thënë deklaratë prostitucioni
E ëma e Melisës: Ajo t’i kërkonte falje, i ka thënë Bora disa herë dhe nuk i ka kërkuar falje. Sindi i ka thënë që unë mendoj se ti do kalosh më shumë se njëherë në altar. Po kjo?
E ëma e Sidnit: Po nesër pasnesër, edhe Sindi mund të kaloj në tre altarë. Nuk mudn të mendojnë si ne.
Sindi: Në një debat që kemi patur me Melisën, ajo më tha që po mos ekzistonin këto mure, e di ti ça do të bëja, një kërcënim jete. Unë mund ta denoncoj vajzën tuaj. Si ju duket ju, a nuk duhet ët kërkojë falje Melisa?
Melisa: Unë nuk e kam ofenduar, virgjëria është ofendim?
E ëma e Melisës: Ajo ka thënë që dy duar për një kokë i kam
Melisa: Kam thënë që do degradonte situata po të isha jashtë
E ëma e Sindit: Po ç’është kjo, dhunë sjellë dhunë
Melisa: Më ka prekur moralin tre herë
E ëma e Melisës: Ti Sindi nuk e ke kuptuar se sa ofendohet prindi. Këto janë të shkuara të harruara, tani dua që ato të dyja të mirëkuptohen
E ëma e Sindit: Jam shumë dakord, as mua nuk më pëlqen kur ato zihen/korrieri.al