Një fotografe me eksperiencë tregon se ekzistojnë disa detaje te çiftet që martohen të cilat tregojnë se ata do divorcohen.
Këtë ajo e lidh me përsëritjen e këtyre detajeve tek çiftet që më pas janë ndarë.
Shayla Herrington zbuloi dy shenjat kryesore që tregojnë se një martesë nuk do të zgjasë, pas 15 vitesh.
Shenja e parë është kur çifti, përveç fotove tipike që bëjnë, bëjnë më shumë me familjen ose miqtë e tyre .
“Kjo është e vërtetë për mua. Po, me siguri që ndesheni me nënën dhe babanë tuaj, vëllezërit dhe kushërinjtë tuaj të preferuar, por mungesa e partnerit tuaj për më shumë se tre foto është mjaft e dyshimtë” , thotë Herrington.
Një tjetër shenjë është kur çifti kalon më shumë kohë me miqtë e tyre sesa me bashkëshortin gjatë festës së dasmës.
Nëse kjo ndodh, çifti ndoshta nuk ka një “lidhje” të veçantë mes tyre. Diçka që në vetvete do të çonte në një fund të sigurt.