Në “Talk Love Story” këtë të enjte ka qenë e ftuar astrologia e njohur Meri Shehu e cila ka parashikuar fatin për çiftet dhe konkurrentët e programit bazuar në shenjat e tyre të horoskopit.
Marrëdhënia e çiftit Daniela-Vilian, ose ndryshe Dashi-Binjakët ka qenë në fokus të diskutimeve.
Astrologia ka thënë se një Dash nuk kthehet kurrë mbrapa nëse ftohet dhe zemra e tyre është si një gur.
Daniela: Njerëzit edhe na duan edhe na urrejnë, marrin anën tonë të mirë. Kur shohin pjesën e keqe largohen, ikin, po vijnë prapë se nuk rrinë dot pa ne.
Meri Shehu: Meqë erdha s’po lë gjë pa thënë. Keni zemrën gur. Është një shenjë që ka shumë zjarr, po kur ftohet Dashi nuk kthehet kurrë mbrapa. Urrejtja vjen në këtë moment se bëheni shumë të këqinj. Po nuk e besoj të lëri ai binjaku aq i zgjuar.