Einxhel dhe Beniada kanë komentuar të revoltuara ngjarjet e fundit të ndodhura me Sabianin. Ky i fundit i ka replikuar Einxhelit në një debat duke i vënë në dukje lakuriqësinë e saj në shtëpi.
“Të kemi parë me të mbathura”,- i tha ai disa ditë më parë.
Kjo deklaratë duket se ka lënë ende shijen e hidhur tek gazetarja e cila i tha Beniadës: Unë nuk ka shance të kem ndenjur ndonjëherë në shtëpi aq e zhveshur, unë edhe në pishinë mbaj robdishanin sipër.
Këtij komenti ju bashkua sigurisht edhe Beniada e cila tha për Sabianin: “Po ti që e ke barkun si thes patateje, çfarë duhet të themi ne? Nëse do moral shko në kishë dhe falu gjithë ditën. Nëse ke ardhur këtu duhet të pranosh të mënyrën e jetesës së të gjithëve”.