Sot dukej te ishte nje dite mjaft e ndezur persa i perket debateve ne shtepi. Banoret jane pozicionuar dhe neper cepat e tyre flasin per njeri tjetrin. Arjola,nga hera e shkuar duket te kete ndryshuar shume duke u kthyer pothuaj kunder te gjithe atyre qe nuk i ka ne krah si Ilirin, Moniken, Big Mamen dhe Meridianin.
Pjesa tjeter me Donaldin,Einxhelin,cunat Pm&Dugz me pjesen e mbetur jane grupi tjeter. Arjola madje pati debat te ashper edhe me Dobaldin ku nder te tjera ajo i tha se kurre nuk e ka pelqyer Donaldin.
“Kapakun” ja vune sirenat e policise ku mesa duket kane mberritur ne shtepine e Big Brother Vip sepse mendohet qe disa qytetare kane hedhur nga jashte sende te forta brenda neper shtepi duke dyshuar edhe per fishekzjarre! Nuk dihet ende me ke e kane patur… / Kryefjala
Para pak ditësh, ‘Pamfleti’ publikoi lajmin ekskluziv, se reailty-show ‘Big Brother Vip’ në Top Channel, do të zgjatej edhe me 3 muaj të tjerë. Praktikisht, nga fillim-Janari, që ishte përcaktuar si fundi i formatit, do të shtyhej deri në Mars të vitit të ardhshëm.
Kjo pasi produksioni i impresionuar nga shikueshmëria, që i kaloi të gjitha pritshmëritë, e bëri lakmues të fitimeve dhe audiencës, duke planifikuar zgjatjen e BBV. Kujtojmë se fitimet nga reklamat arrijnë në mijëra euro për një pauzë prej 10 sekondash dhe ka një interes të paparë të bizneseve për t’u reklamuar në hapësirën e BBV.
Burime të afërta pranë ‘Top Channel’, bëjnë me dije, se në kuadër të këtij plani që ndryshoi rrugës, produksioni ka pyetur një e nga një të gjithë banorët e shtëpisë së famshme, nëse pranojnë që formati të zgjatet deri në Mars, dhe jo Janar siç ata kishin firmosur në kontratë para se të hynin në shtëpinë më të vëzhguar në Shqipëri.
Mirëpo shumica e banorëve nuk kanë pranuar, duke thënë se kanë lënë jashtë punë e kontrata që i duhet t’i vazhdojnë në Janar pasi të dalin nga BBV. Ata janë shprehur se produksioni duhet t’i përmbahet kontratës që kanë nënshkruar para se të hynin dhe tani nuk pranojnë ndryshime të tjera.