Arrestohet hajduti që shkatërronte dhe vidhte varrezat në Durrës.
Policia vendore e kodoi operacionin me emrin “Bronzi”.
Në pranga ka rënë 58-vjeçari R. K., i cili u kap në flagrancë duke shkallmuar një varr për t’i marrë objektin prej bronzi.
Nga hetimet e mëtejshme policia dyshon se nga i njëjti person janë kryer disa vjedhje në kohë të ndryshme.
Si provë materiale u gjendën një grumbull objektesh bronzi që vendosen mbi varre në nder të të ndjerëve.
Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.