Me origjinalitetin dhe energjinë e saj, Aurela Gaçe ka arritur që prej vitesh të jetë një ndër këngëtaret shqiptare më të dashura të publikut.
Së fundmi, këngëtarja ishte mysafire në rubrikën “#welove” në emisionin e mëngjesit në T7, “#Gjesi”. Ajo foli për angazhimet e fundit, atë se si po i kalon këto ditë të nxehta dhe po ashtu për planet.
Aurela është shumë e dashur edhe në Kosovë, aty ku ka qenë pjesë e shumë mbrëmjeve muzikore.
Por, jo kaq aktive është kohëve të fundit në Kosovë dhe për këtë ka një arsye të fortë e cila ka të bëj me muzikën “live”.
Detajet për këtë mund t’i kuptoni në videon e postuar, teksa këngëtarja nga Vlora deklaron se në tokën dardane i kërkojnë të këndojë me CD.