Shumica e njerëzve lidhen keq me një emoji të caktuar dhe e nisin pasivisht tek miqtë.
Por a i dimë ne ekzaktësisht kuptimet e tyre? Mendojmë se po i përdorim në mënyrën e duhur por nuk është tamam kështu.
Domethënia e vërtetë nuk është një gjë e re dhe shumë njerëz janë habitur gjatë viteve kur kanë zbuluar kuptimin e vërtetë të shumë prej këtyre simboleve të dashura për telefonat tanë dhe për kompjuterat.
Rasti më i freskët?
Është simboli i dy duarve të vendosura ngjitur midis tyre tek pëllëmbët dhe shumë prej nesh mendojmë se është një simbol lutjeje por në të vërtetë nuk është kështu.
Është një moment gëzimi që ndahet mes njerëzve në momentin kur arrihet diçka: ‘Hi 5’ në anglisht.