Damiano Agalliu, ish-banori i një prej edicioneve të Big Brother Albania, teksa ka komentuar rastin e Luiz Ejllit dhe lutet që të mos jetë i sëmurë, ka treguar disa të vërteta rreth produksionit.
Në një status të tij ai ka thënë se produksioni në fillim kur i bën kontrollet banorëve bën analiza të thjeshta për Hiv apo Aids dhe asesi nuk bën kontrolle që të zbulojnë sëmundje të rënda.
Kjo hedh poshtë deklaratën e moderators Arbana Osmanit ku tha se në analizat që i janë bërë në fillim të këtij formati, ka rezultuar pa sëmundje.
Së dyti, Damiano përmend një fakt tjetër.
Pasi Luizi bëri rrëfimin Kiarës ai u thirr në dhomën e rrëfimit ku ka ndenjur aty rreth një orë.
Pasi ka dalë nga dhoma e rrëfimit ai dukej që kishte qarë, pasi edhe konkurrentja tjetër e ka ngacmuar duke i thënë “sa paske qarë”, ndërkohë në atë moment hidhet Kiara, e cila e dinte të vërtetën dhe i kërkon Oltës që të mos e ngacmojë shumë.