E dashura jashtë publikon mesazhet me Kristin duke i shprehur dashurinë

Krist Aliaj sonte në një bisedë me Arbanën foli edhe për të dashurën që kishte lënë jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Albania.



Ai tha se raporti me të kohëve të fundit ka qenë jo i mirë dhe kjo e ka bërë që brenda shtëpisë të ndjehet edhe më konfuz.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i ZAZAS në llogarinë e saj në Instagram ku dhe ka publikuar bisedën e fundit që ka pasur me Kristin ku aty i shprehin dashurinë njëri-tjetrit.

Zaza reagoi edhe ditë më parë ku tha se nuk e kishte pritur aspak mirë atë se çfarë po bënte Kristi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.



Author: morevesh