E dashura e re e Pique dërgohet me urgjencë për ndihmë mjekësore, Shakira e “bën për spital”

E dashura e re e Gerard Pique, Clara Chia Marti është dërguar me urgjencë në një klinikë private në Barcelonë pas një sulmi të rëndë ankthi.




Lajmin e ka bërë të ditur “El Periodico”, e cila ka zbuluar se 23-vjeçarja nuk mundi ta përballojë më presionin e shtypit dhe fansave në rrjetet sociale, edhe sidomos pas sulmit që po i bën hapur ish-partnerja e Pique Shakira me këngën e re.

“E ndalojnë në rrugë, i këndojnë këngën, të gjithë e njohin dhe pasi është një vajzë mjaft e turpshme”, theksoi një javë më parë gazetarja Lorena Vazquez, nga “Mamarazzis”.

Mirëpo, gjithashtu është përfolur edhe për një shtatzëni të Clara, e cila është parë me futbollistin në një farmaci. Mirëpo, duket se gjithçka ka të bëjë me luftimin e ankthit.

Kujtojmë që kur Clara Chía takoi Gerard Piqué në nëntor 2021, ajo nuk e imagjinonte se emri i saj do të ishte në të gjitha kopertinat dhe aq shumë minuta televizive do t’i kushtoheshin asaj në Spanjë dhe Amerikën Latine.

Author: morevesh