Dea Mishel duket se është e bindur se do të fitojë këtë edicion të “Big Brother VIP2”. Kur Luiz Ejlli e pyeti se kush do e fitojë, ajo tha menjëherë emrin e saj. Madje këtë pyetje ia ka bërë edhe Olta Gixhari dhe Dea ka thënë sërish emrin e vet.
Mbrëmë, Luizi ka shkuar te dera kryesore dhe i thotë Deas që të shkojë ta prekë. Kjo e fundit i thotë se nuk e ka bërë as kur ka hyrë dhe nuk do ta bëjë as në finale kur të fitojë.
E jo vetëm kaq, pasi ajo i tha Luizit se ai mund të jetë duke e parë nga televizori finalen e madhe të “Big Brother VIP2”.
Pjesë nga biseda:
Luizi: O Dea më dëgjo mua, preke
Dea: Jo
Luizi: Unë e kam prekur, nuk e lëshoj. Hajde e preke 1 sekonde
Dea: Jo
Luizi: Nuk do ta prekësh?
Dea: Jo
Luizi: Do ta prekësh vetëm 1 herë?
Dea: Po nuk do e prek asnjëherë
Luizi: Pse, pret me ta hapur kush?
Dea: Jo
Luizi: Kujton se është Amos aty pas kur të dalësh
Dea: Kur të fitoj në finale do më marrin aty jashtë besoj do jetë skena që do bëhet finalja me dy finalistët. Nuk e di a do jesh ti, mund të jesh duke e parë nga televizori.
Luizi: A do e prekësh?
Dea: Jo, nuk kam kuriozitet. Nuk e kam prekur as kur kam hyrë.