E bëri të pranonte mashtrimin e saj më të madh, Ronaldo për Tean: Si mundet ajo të flasë për gënjeshtra, kur u tall me një Shqipëri të tërë

“Ëndrra” e Ronaldo Sharkës ishte të merrte pjesë në “Big Brother Vip” dhe ashtu ndodhi. Moderatori u bë pjesë e shtëpisë, ndonëse kjo ëndërr e tij zgjati shumë pak, pasi u eleminua që në javët e para.




Pas daljes së tij nga shtëpia e “Vëllait të Madh”, Ronaldo ka realizuar një intervistë për “Pardon my French” ku ka zbuluar shumë gjëra.

Për eksperiencën e tij në “BBV”, Ronaldo do të kujtohetsi ai djali “mistrec”, i cili i vinte në siklet të gjithë banorët me pyetjet e tij ngacmuese.

Gjatë kohës që qëndroi brenda shtëpisë së “BBV”, Sharka nuk ngurroi që të shpaloste pasionin e tij për gazetarinë dhe të merrte në intervistë pothuajse të gjithë banorët dhe sigurisht shpeshherë me pyetjet e tij të nxirrte edhe të pathëna, si në rastin e Tea Trifonit, të cilën e bëri që të pranonte që lidhja e saj me Andi Shehin dhe më pas fotot me Beartin ishin të gjitha një lojë.




“Në përgjithësisht shumë gjëra i dimë por më ka surprizuar Tea, kur ka qenë një bisedë e natës vonë dhe i thashë “Kush i nxorri fotot e tua me Beartin?” dhe ajo thjeshtë thotë: Unë. Nuk e di a e keni kapur këtë momentin. Po tha që i nxora unë, Bearti mezi po priste që t’i nxirrja ndërsa dhe Andi ishte pak a shumë në dijeni. E shikoni sa intervista kam bërë unë aty brenda.

Unë nuk e kuptoj realisht se çfarë e shqetësoi kaq shumë Tean. Realisht nuk arrij ta kuptoj se si mund të flasë një njeri për gënjeshtra kur gënjeshtra jote është gati-gati pothuajse aq e rëndë sa ajo që bëjnë personat e tjerë. U mashtrua një Shqipëri e tërë me një histori fallso dashurie, dhe aty flitet për gënjeshtra kjo është më e tmerrshme akoma.”

Author: morevesh