Nga linja zyrtare e PD-së janë hedhur akuza të drejtpërdrejta se Sali Berisha shoqërohet me persona me precedentë penalë.
Madje Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi foli edhe me emra të përveçëm duke përmendur emrin e Myftar Lumneshit i cili shoqëronte Berishën si një ndër mbështetësit kundër Lulzim Bashës.
Por duket se akuzat ndaj Lumneshit nxjerrin blof zyrtarët e PD-së pasi në disa foto ai shihet së bashku me Lulzim Bashën dhe bashkëshorten e tij, Aurela Basha.
PD-ja ka hyrë në një vorbull me akuza të ndërsjella mes dy palëve për bashkëpunim me elementë me precedentë kriminalë por që fotot nxjerrin blof aludimet dhe deklaratat e tyre