Dyshohet se në mjet ka dhe persona të tjerë/ Zbulohet identiteti i personit që mori me qira makinën që ra në lumin Seman

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti që është shënuar ditën e sotme te Ura e Mbrostarit në Fier, ku dyshohet se një makinë është përplasur me parmakët e urës dhe ka rënë në lumin Seman.



Dyshohet se makina që ka rënë është tip “Golf” e marrë dhe qira dhe që drejtohej nga Mateo Lika. Dyshohet se shoferi ka qenë me shpejtësi të lartë dhe nën efektin e alkoolit dhe se nuk ka qenë vetëm në mjet.

Pritet të mbërrijnë polumbarët për të nisur kërkimet në lumë. Kyshtojmë që dyshimet u ngritën pasi u vu re se parmakët nga njëri krah i urës së Mbrostarit ishin shkatërruar, ndërsa në vendngjarje u gjet edhe një targë.

Author: morevesh