Lorenci dhe Jori mbrëmjen e kaluar fjetën në suitë, duke qenë se ata fituan misionin “Ninxhat e natës”.
Gjatë qëndrimit të tyre aty, nuk munguan ngacmimet e shumta nga ana e Lorencit, ndërsa Jori ishte shumë në siklet.
Ajo madje, mori disa jastëkë dhe i vendosi në mesin e krevatit, që Lorenci të mos kalonte “kufirin”. Kur dyshja u zgjua në mëngjes, Lorenci i dhuroi një trëndafil Jorit.
Ata madje, nuk ndjenjën rehat siç duhet, pasi Luizi dhe Elvisi shkuan te suita dhe nisën t’i ngacmonin.
Luizi i tha Lorencit se për faj të tij, Jori ka fjetur me pizhama. Ai madje u ul te karrigia përballë shtratit dhe i tha atyre se dëshiron të qëndrojë aty, që t’i shohi ata.
Lorenci i kërkoi të dalë jashtë, por Luizi i tha atij të supozojë sikur po e sheh një kamer.
Pasi u ngritën nga shtrati, Jori dhe Lorenci dolën në oborr për të drekuar. Lorenci i dhuroi një puthje Jorit.
Teksa po bisedonte me Elvisin, ai tha se është djalë me norma dhe nuk përfiton nga rasti, kur nuk ka ndjenja për dikë.