Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me mbylljen e dyerve të selisë së PD.
“Në godinë e PD në ambientet e brendshme të saj po kryhen punime. Nuk ka nevojë me ardhur me trokit në dyer e PD për ta provuar. Dyert e partisë nuk do qëndrojnë të mbyllura.
Do shikoni që në selinë qendrore të PD po shtohen ambientet punës se koha e llafeve ka përfunduar më 18 dhjetor. Institucionet e partisë janë në betejë me regjimin e Ramës. Selia Qendrore e PD ka qenë është dhe do vijojë të jetë e hapur për çdo demokrat ët sakrificave që punon për PD dhe do jetë gjithmonë e mbyllur për çdo trafikant droge që në çdo shëtitje në selinë e PD ka qenë në krah të Sali Berishës dhe mbështetësve të tij.
Aktet e dhunës, nuk janë akte që i shërbejnë demokratëve, por forcimit të regjimit të Ramës. Lejohet të futet çdo demokrat në seli, por rëndësi ka të mos shoqërohen me trafikantë. Grupi kriminal B9 nuk futet më në selinë e Partisë Demokratike”, tha Bardhi.